Një zjarr i madh është përhapur në Fushë-Kosovë.
Një hapësirë e konsiderueshme e tokës djerrinë që gjendet prapa lagjes Eliza është përfshirë nga zjarri.
Akoma nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar aksidentalisht, apo qëllimshëm.
Sipas IndeksOnline vërehet se, teksa zjarri përhapet, policia dhe zjarrfikësit po mundohen ta shuajnë.