Analisti Dukagjin Gorani dha një mendim për njerëzit që “akuzojnë opozitën pse është në pushtet një qeverisje inkompetente”.
Ai tha se “në vend se me gjyku hajnin e gjykojnë t’zotin e shpisë”
“Kjo situatë është sikur kur të hyn hajni në shtëpi dhe në vend se me gjyku hajnin e ndëshkojnë të zotin e shtëpisë pse se ka ruajtë shtëpinë dhe harrohet krejt që faji kryesor është tek hajnia. Njerëzit pe akuzojnë opozitën pse është në pushtet një qeverisje inkompetente. Çfarë faji ka opozita që është kjo qeverisje në pushtet, qysh mundeni me akuzu dikë që nuk ka marrë pjesë në sjelljen në pushtet të kësaj administrate”, tha Gorani në Pressing.
“Është e vetmja opozita që ka votu kundër”, tha Gorani.
“E vetmja organizatë politike e pareformuar është Vetëvendosja”, shtoi Gorani.