Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Lajçak nuk takohet me Osmanin në Pragë, paralajmëron vizitë në Kosovë për dialogun

    01/09/2024 12:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk u takua me presidenten Vjosa Osmani, megjithëse të dy ishin në Pragë për konferencën e sigurisë, Globsec.

    Lajçak ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë, pasi e takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Çeki.

    Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Bled për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe në Prishtinë për ta përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, shkroi Lajçak në një postim në Facebook.

    Ai shkroi për agjendën e tij “të ngarkuar” pas pushimeve verore, me ditë “të ngjeshura” në Forumin Europian Alpbach dhe në Forumin Globsec. Nga atje, ai tha se mbeti me mbresa, frymëzime dhe ide të reja.

    “Këto konferenca shënojnë fillimin e sezonit të vjeshtës dhe ofruan shumë mundësi për t’u lidhur me të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, Europa Qendrore dhe më gjerë, për të marrë pjesë në panele diskutimesh të hollësishme mbi zgjerimin e BE-së, të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat e tij të mbetura, dhe të zhvilloj takime të rëndësishme me partnerët e mi nga rajoni, praktikues dhe ekspertë të politikës së jashtme, si dhe miq të dashur”, shkroi Lajçak.

    Emisari europian i veçoi takimet me të angazhuarin e ri tē SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Një moment kryesor ishte takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof në margjinat e GLOBSEC dhe rikonfirmimi i partneritetit tonë të shkëlqyer. Po aq të rëndësishme ishin takimet e mia me presidentin Vuçiq për hapat e ardhshëm në Dialog dhe pritshmëritë nga periudha e ardhshme, si dhe lidershipin e mëparshëm dhe aktual të Malit të Zi për ta marrë një pasqyrë më të mirë për zhvillimet në vend”, shtoi Lajçak.

    Artikuj të ngjashëm

    Lajçak takon shefin e EULEX-it në Bruksel, flasin për sigurinë në Kosovë

    Kryenegociatorët në takime dypalëshe në Bruksel, a do të zhvillohet ai trepalësh?

    Bislimi takohet sot me Lajçakun

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.