Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Lajçak i “çon duart” nga Marrëveshja e Ohrit: Naive të pritet zbatimi i saj para zgjedhjeve në Kosovë

    01/09/2024 08:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Emisari për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak, i cili në emër të BE’së ndërmjetëson negociatat Kosovë – Serbi, është bindur se s’do të ketë avancim në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.

    Sllovaku këtë e ka thënë haptas gjatë një debati në GLOBSEC 2024 në Pragë , ku është diskutuar për zgjerimin e BE’së. Diplomati evropian ka thënë se duhet siguruar që të bëhet përparim thelbësor pas zgjedhjeve.

    “Ia kemi dalë ta bëjmë gjënë më të mirë që është marrëveshja për rrugën e normalizimit e cila është miratuar vitin e kaluar në Ohër por që asnjëherë s’është implementuar, por edhe më keq as që ka filluar të implementohet. Presidenti Macron dy ditë më parë tha në Beograd se rruga është shtruar dhe rruga quhet Marrëveshja e Ohrit, por ajo që mungon është vullneti politik dhe po ashtu dy shoqëritë s’janë gati” theksi Lajçak.

    Tutje, ai ka përmendur zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.

    ” I kemi zgjedhjet parlamentare në Kosovë në shkurt kështu që është naive të besohet se mund të presim avancim para zgjedhjeve. Por duhet të sigurohemi se do të shohim progres substancial në zbatim menjëherë pas zgjedhjeve” ka thënë ai.

    Duke folur për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Lajçak ka thënë se Mali i Zi mund të t’i bashkohet bllokut më 2028. “Askush s’mundet më herët, sepse vetëm Mali i Zi dhe Serbia janë në fazë të avancuar të negociatave të anëtarësimit, por Mali i Zi i ka të gjitha në duart e veta, derisa Serbia e ka zgjidhjen e problemit me Kosovën para kësaj” ka thënë ai.

    Sllovaku do të mbajë detyrën e ndërmjetësit deri më 31 janar 2025, për ta marrë më pozitën e ambasadorit të BE’së në Zvicër. Me dialogun pritet të merret Kryediplomatja e re e BE’së estonezja Kaja Kallas e cila nuk dihet nëse do ta emërojë një emisar të ri për dialogun.

    Artikuj të ngjashëm

    Lajçak takon shefin e EULEX-it në Bruksel, flasin për sigurinë në Kosovë

    Kryenegociatorët në takime dypalëshe në Bruksel, a do të zhvillohet ai trepalësh?

    Bislimi takohet sot me Lajçakun

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.