Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot në Pragë të Çekisë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.
Lajcak ka thënë se me presidentin serb kanë folur për nevojën urgjente për përparim në procesin e normalizimit dhe gjithashtu edhe për Planin e Rritjes.
Përfaqësuesi Special i BE-së ka thënë se kjo është thelbësore për të avancuar drejt integrimit në Bashkim Evropian.
“Fola me presidentin Aleksander Vucic në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në Dialog. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim. Kjo është thelbësore për avancimin drejt integrimit në BE”, ka shkruar Lajcak në “X”.
On day 2️⃣ at @GLOBSEC, I spoke with @predsednikrs @avucic about expectations and next steps in the Dialogue. We also discussed the Growth Plan and the urgent need for Kosovo and Serbia to make progress on normalisation. This is essential for advancing towards 🇪🇺 integration. pic.twitter.com/IiGaArKRn8
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 31, 2024