Kryetari i degë së PDK-së në Deçan, Bujar Kukleci, ka reaguar pas helmimit të qytetarëve të Deçanit.
Ai ka kërkuar nga organet përkatëse dhe kompetente që sa me shpejt të hetohet dhe zbardhet ky rast misterioz.
“Kërkojë nga organet përkatëse dhe kompetente që sa me shpejt të hetohet dhe zbardhet ky rast misterioz që ka kapluar komunën tonë ditët e fundit”, ka shkuar ai.
Postimi i plotë
Reagim
Situata e fundit e krijuar në Deçan, më të vërtetë ka krijuar një mjedis të pasigurt, si dhe ka ngjallur frikë nga banorët e kësaj ane.Mbi 1000 persona deri më tani kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrën kryesore të mjekësisë familjare ,,Adem Ukëhaxhaj” në Deçan ,si pasoje e helmimit, ku shkaqet dhe arsyet ende nuk janë të qarta.Në emër timin personal, si dhe ne emër të Partisë Demokratike në Deçan, kërkojë nga organet përkatëse dhe kompetente që sa me shpejt të hetohet dhe zbardhet ky rast misterioz që ka kapluar komunën tonë ditët e fundit.Urojë shërim të shpejt për të gjithë ata të cilët janë prekur dhe helmuar nga kjo situatë e krijuar në Deçan !