Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Incidenti në Aeroportin e Shkupit, Mexhiti: Sigurimi tejkaloi kompetencat

    28/08/2024 18:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, duke iu referuar incidentit ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit, deklaroi se ishte tejkalim kompetencash nga punonjësit e sigurimit të aeroportit.

    Ai u shpreh se Aeroporti i Shkupit është privat dhe ka sigurimin e vetë të angazhuar, që është jashtë Ministrisë së Brendshme.

    “Mendoj se u tejkalua. Është çështje e sigurimit të Aeroportit të Shkupit. Aeroporti i Shkupit është privat dhe ka sigurimin e angazhuar privat që është jashtë Ministrisë së Brendshme. Ka pasur një keqkuptim dhe besoj se pas kësaj ka lëvizur sërish Presidentja dhe s’ka pasur problem. Tejkalim kompetencash nga punonjësit, jo politikë shtetërore. Vetë kryeministri e ka deklaruar se herën tjetër do e presë dhe përcjellë vetë Presidenten”, tha ai.

    Pyetur nëse ka ende racizëm kundrejt Kosovës, Mexhiti theksoi se individë dhe grupe të tilla ka kudo, por në rastin konkret Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike.

    “Nëse flasim për politikat shtetërore jemi ndër të parët që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ka ndërtuar raporte miqësore. Kryeministri i parë që ka vizituar qeverinë në Maqedoni është Kurti. Kjo në diplomaci ka domethënien e vetë si dy shtete mike. Këtu janë dhe faktori shqiptar brenda qeverisë. Individë, grupe si gjithandej ka dhe këtu”, u shpreh Mexhiti në RTSH.

    Një incident diplomatik ndodhi më 1 gusht në aeroportin e Shkupit ku presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tentuan t’i merrnin telefonin celular ndërsa autoritetet e mbajtën të bllokuar në avion për rreth 1 orë.

    Ashtu siç bëri të ditur edhe Presidenca e Kosovës, situata u rëndua edhe më tej kur sigurimi i aeroportit tentoi t’ia merrte me forcë çantën dhe telefonin personal, Vjosa Osmanit.

    Artikuj të ngjashëm

    Sekuestrohen gati 500 kg duhan të kontrabanduar në zonën kufitare me Maqedoninë

    Bashkëpunoi në vrasjen e vajzës së tij, gjykata le të lirë babanë

    Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

    Të Fundit

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.