Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vrasja e Liridona Ademajt, profesori i kriminalistikës: Naim Murseli ka veti të psikopatit

    26/08/2024 23:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, duke folur për rrjedhën e vrasjes së Liridona Ademajt, ka thënë se i dyshuari për porositjen e vrasjes bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli ka elemente të një psikopati.

    Ai tha se nxitimi i Naim Murselit për me arrit qëllimin (vrasjen e bashkëshortes) ishte për shkak afatit të shkurtër të pushimit, qëndrimit në Kosovë si dhe faktorëve të jashtëm, që janë për interesa personale, qoftë për hakmarrje, xhelozi apo faktor ekonomik.

    “Në pamje të tij fizike dhe lëvizje shihen çrregullime, sepse kemi neurotik, psikopat dhe psikozat. Kemi parë që Naimi ka elemente psikopati”, u shpreh Ademi, në emisionin “Mendje Kriminale” në RTV Dukagjini.

    Ademi tha se “ngutia” e Naim Murselit dhe lëvizjet dhe veprimet e tij qoftë në procesin e varrimit të Liridona Ademaj kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjes apo pjesëmarrjes indirekte të tij.

    Ai tha se bashkëpunëtorët e Naim Murselit nuk janë vrasës profesionalë, por vrasës amator, pasi që takimet e tyre para lokali dhe marrëveshja e tyre apo qëllime e kanë realizuar për shkak të ‘ngutisë”.

    Sipas tij, kjo nguti ka ardhur duke bashkëpunuar me një familjar të tij.

    Ndërsa, Rrahman Sylejmani-kolonel në pension i Policisë së Kosovës për vrasjen e Liridona Ademajt me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, të kryer më 30 nëntor të 2023, ka thënë se Murseli ka qenë person kontravers dhe i shoqëruar nga figurat e njohura politike të vendit.

    Sylejmani shtoi se jeta nuk ka qenë stabile mes Naim Murselit dhe Liridona Ademaj, pasi çifti dyshohet të ketë pasur çrregullime dhe tendosje te raportet e tyre.

    Sylejmani shtoi se nuk është zbuluar akoma motivi kryesor i vrasjes së Liridona Ademajt nga ish-bashkëshorti i saj, Naimi.

    “Përcaktimi i motivit është detyra më e vështirë e hetuesit, i cili duhet ta hetojë. Te vrasja e Liridona Ademajt, nuk është zbuluar akoma motivi kryesor. Kjo familje ka jetuar në Suedi, dhe nga atje del që është planifikuar vrasja e saj. Dhe kur ka ardhur këtu në Kosovë, herën e fundit, po del se ai ka vepruar me disa veprime të dyshimta”.

    “Po del që Liridona nuk e ka pasur një jetë stabile bashkëshortore me Naim Murselin. Edhe në Suedi kanë pasur tendosje dhe çrregullime në raportet bashkëshortore. Naim Murseli ka pasur takime me persona të ndryshëm, por edhe aktivitete të ndryshme të tij, e Liridona ka pasur njohuri për to. Naimi për të ikur dhe për t’u mbrojtur dhe mos me u zbuluar, ai ka zgjedhur rrugën e dorasit me porosi. Ai ka gabuar në disa hapa të tij, inskenimi i grabitjes. Dyshimi i parë ka qenë i inskenuar. Pastaj marrja e incizimeve, kamerat kanë shikuar dy tre ditë dhe kanë parë vetura e njëjtë ka qarkulluar edhe atë ditë, edhe përmes verifikimit ajo veturë është marrë nga renti nga Naimi”, vijoi Sylejmani.

    Artikuj të ngjashëm

    Babait të Naim Murselit i miratohet kërkesa për ta parë djalin

    Iu vazhdohet paraburgimi Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë në rastin e Liridona Ademajt

    Kajtazi sjell detaje nga rasti i Liridonës: Naim Murseli planifikonte prej 1 viti vrasjen e saj

    Të Fundit

    Zjarret e mëdha, gjysma e Istogut mbesin pa rrymë

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    Situatë alarmante me zjarre, veç në Prishtinë deri tani 12 raste

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.