Ballkani e ka mposhtur me rezultat 3-1 Feronikelin’74.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0.
E në minutën e 53-të, algjeriani Walid Hamidi, futi topin në rrjetë duke bërë kështu që Ballkani të kalojë në epërsi.
12 minuta pas kësaj, Alban Shabani i Feronikelit’74, e barazoi rezultatin.
Sërish në epërsi Ballkani shkoi kur braziliani Giovanni e futi topin në rrjetë në minutën e 82-të.
Veç gjashtë minuta më vonë, sërish i njëjti lojtar dha edhe një gol, i cili ishte i fundit gjatë kësaj ndeshjeje që u luajt në kuadër të Supërligës së Kosovës në Futboll.
“Dy golëshi i super brazilianit tonë, Giovanni, bashkë me realizimin e Walid Hamidit, determinojnë triumfin në xhiron e tretë kampionale”, tha FC Ballkani në një postim në Facebook, pas përfundimit të ndeshjes.