Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    U nis drejt Dyseldorfit, pas 30 minutash fluturim, aeroplani bëri ulje emergjente në aeroportin e Prishtinës 

    24/08/2024 15:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dhjetëra pasagjerë, kryesisht mërgimtarë që po ktheheshin nga pushimet, kishin planifikuar të udhëtonin nga Prishtina për në Dusseldorf të Gjermanisë më 20 gusht, ata u nisën në orën 10:53, me një vonesë të vogël, 10-minutëshe.

    Ndërsa të gjithë prisnin që udhëtimi të përfundonte sipas planit, me aterim në aeroportin e Dusseldorfit në orën 13:15, por vetëm disa minuta pasi u ngritën nga toka dhe fluturuan mbi qiellin e Prishtinës, diçka e papritur ndodhi 

    Aeroplani Airbus A320-231, i regjistruar në Bullgari dhe që ishte duke u operuar nga GP Aviation, filloi të kryente manovra të pazakonta mbi territorin e Prishtinës, pasi një nga motorët e tij pësoi defekt.

    Pas 32 minutash rrotullimesh mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës `’Adem Jashari”, aeroplani u detyrua të kthehej dhe të ateronte në pistën nga ku ishte nisur, duke anuluar kështu fluturimin për në Dusseldorf.

    Burime brenda autoriteteve kosovare të navigimit konfirmuan për albinfo.ch se fluturimi dështoi për shkak të defektit në motorin e fluturakës bullgare, e cila menaxhohet nga kompania GP Aviation.

    Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror, e cila menaxhon hapësirën ajrore të Kosovës, nuk dha asnjë koment lidhur me incidentin, duke ia kaluar përgjegjësinë Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

    Në një përgjigje zyrtare, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror deklaroi se kompetencat e saj kufizohen vetëm në ofrimin e shërbimit të navigacionit ajror, ndërsa çështjet e tjera janë jashtë fushëveprimit të ASHNA-së. Për këtë arsye, thanë se përgjigjet i takojnë Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

    Incidenti është konfirmuar nga Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA). Përmes një përgjigjeje elektronike, KHAIA informoi se aktualisht janë në fazën e mbledhjes së informacioneve zyrtare dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit të datës 20 gusht 2024, nuk mund të japin informacione të tjera.

    Për panikun e krijuar më 20 gusht 2024, kur pasagjerët që u nisën për në Dusseldorf e u kthyen prapa pas 30 minutash manovrimi mbi Kosovë, nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar as Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili menaxhohet nga kompania turke “Limak.” (Shih flightradar24.com)

    Mediat në Prishtinë kishin raportuar se një tjetër incident ndodhi më 20 qershor të po këtij viti, ku në orën 17:08, kur aeroplani A320 i EASYJet po përgatitej për fluturimin drejt Gjenevës. Gjatë përgatitjes për t’u ngritur nga pista 35 e Aeroportit Adem Jashari, një automjet u fut papritmas në rrugën e tij.

    Ky incident i fundit, i ndodhur në fund të qershorit, është aktualisht nën hetim nga Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike. Autoritetet zvicerane kanë publikuar një raport më 16 gusht, ku Bordi Zviceran për Hetimet e Sigurisë (SUST) e cilëson këtë ngjarje si një “incident serioz”.

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet një turk në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantoi leje qëndrim të falsifikuar

    Hapet linja ajrore direkte Tel Aviv-Tiranë

    Aeroporti i Prishtinës sot feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve

    Të Fundit

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.