Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Peci: Postimet e ekzekutivit për takimin Kurti-Burns me tone të një fushate parazgjedhore

    23/08/2024 22:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka shkruar se shefi i CIA-s, Ëilliam Burns nuk e ka bë krejt këtë rrugë për të dëgjuar se sa demokratike është Kosova dhe çfarë rritje ekonomike ka vendi ynë, sepse ato fare mirë i ka ditura CIA.

    Sipas tij, postimet në Facebook të ekzekutivit, me rastin e takimit të kryeministri Kurti me drejtorin Burns, nuk është dashur të kenë tone të një fushate parazgjedhore, të cilat nuk kanë asnjë efekt pozitiv, përpos që e ulin edhe më tepër kredibilitetin e Qeverisë së Kosovës në sytë e Ëashingtonit, pasi ato me siguri nuk e paraqesin substancën e takimit.

    Postimi i plotë:

    Mendoj se vizita e Shefit te CIA-s, Ambasadorit Ëilliam Burns në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, vende këto të cilat janë gjeneruese apo ballafaqohen me sfida të sigurisë, është e një rëndësie të veçantë në këtë kohë të agresionit rus në Ukrainë, eskalimit të krizës në Lindjen e Mesme, dhe potencialit të konflikteve të mundshme në rajon.

    Në këtë kontekst, është shumë domethënëse edhe deklarata e Departamentit të Shtetit dhënë sot Radio Evropës së Lirë, në cilën në mes tjerash theksohet se “forcimi i partneriteti strategjik” në mes Ëashingtonit dhe Beogradit është i fokusuar drejtë të ardhmes evropiane të Serbisë, “që është e paprekshme nga shantazhi politik dhe ekonomik i Rusisë”. Pra, në bazë të leximit tim, politika e SHBA-ve për Ballkanin është e qartë, Rusia jashtë, BE/NATO brenda, dhe politikat nacionaliste e ndryshimet e kufijve jashtë kombinimit. Këtë të fundit tanimë si po duket e ka kuptuar Dodiku i Republikës Serbe.

    Me erdhi shumë mire që Drejtori i CIA-s u takua me Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës, si dhe shefin e AKI-se. Mendoj se për secilin prej tyre ka pasur mesazhe specifike që lidhen me përgjegjësinë e vendit tonë për sigurinë rajonale, duke përfshirë këtu edhe prezencën e trupave amerikane në Kosovë, në dritën e zhvillimeve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

    Mirëpo, Ambasadori Burns, nuk e ka bë krejt këtë rrugë për të dëgjuar prej neve se sa demokratike është Kosova dhe çfarë rritje ekonomike ka vendi ynë, sepse ato fare mirë i ka ditura CIA. Prandaj, mendoj se postimet në Facebook të ekzekutivit, me rastin e takimit të Kryeministri Kurti me Drejtorin Burns, nuk është dashur të kenë tone të një fushate parazgjedhore, të cilat nuk kanë asnjë efekt pozitiv, përpos që e ulin edhe më tepër kredibilitetin e Qeverisë së Kosovës në sytë e Ëashingtonit, pasi ato me siguri nuk e paraqesin substancën e takimit.

    Kush e kupton diplomacinë, e din fare mirë që deklaratat e tilla kanë për konsekuencë erozionin e besimit, të cilin në masë të madhe ka kohë që e kemi humbur në sytë e SHBA-ve. Një postim korrekt pas këtij takimi do të mund të ishte hap i mirë për rindërtimin e këtij besimi të humbur.

    Ndërsa a janë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve “të forta dhe të qëndrueshme” do të besoj vetëm atëherë kur këtë ta thotë Ëashingtoni, dhe do të gëzohem shumë. Mirëpo, deri më tani nuk kemi dëgjuar diçka të tillë.

    Artikuj të ngjashëm

    Peci: Intervistimi i Kurtit në Qeveri nga Prokuroria Speciale është një sinjal i nënshtrimit

    Lulzim Peci: Mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton më shumë trupa të NATO-s në rajon

    Përfshirja e VV’së në zgjedhjet e Maqedonisë, Peci: Perëndimi do t’i shohë me të njëjtat thjerrëza “botën serbe” dhe “botën e Albinit”

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.