Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kelmendi: Në Hagë po gjykohet liria dhe pavarësia e Kosovës, s’ka akt më të lartë patriotik se sa ndihma për të akuzuarit

    22/08/2024 18:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar në lidhje me zhvilimet e fundit në Hagë, ku kanë filluar tërheqjet e avokatëve krysor të të akuzuarëve, sipas raportimeve si pasojë e mungesës së fondeve për t’ua mbuluar kërkesat.

    Kelmendi ka shkruar se në Hagë po gjykohet liria dhe pavarësia e Kosovës, rrjedhimisht sipas tij, “s’ka akt më të lartë patriotik sot se sa të ndihmohen Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli që ta fitojnë këtë betejë. Se kjo nuk është betejë e katër individëve, kjo është betejë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.”.

    E plotë:

    Në Hagë nuk po gjykohen individët. Në Hagë po gjykohet liria dhe pavarësia e Kosovës.

    Jo rastësisht, të akuzuarit janë kreu politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, kryeinspektori i UÇK-së, Rexhep Selimi, zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, dhe shefi i inteligjencës së UÇK-së, Kadri Veseli.

    Pra, krejt udhëheqja e ushtrisë çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.

    Kryefjalë e aktakuzës së Hagës është se këta të katërt janë bashkuar jo për kauzën e shenjtë për liri, por – paramendojeni! – për të formuar “organizatë të përbashkët kriminale”!

    Nëse Thaçi, Rexhepi, Krasniqi dhe Veseli shpallen fajtorë sipas kësaj aktakuze, i bie se lufta e UÇK-së ka qenë luftë me synime kriminale dhe jo çlirimtare.

    Nëse liria e pavarësia qenkan arritur me “organizime kriminale” edhe arritjet e saj i bie se qenkan kriminale, pra “liri kriminale” dhe “pavarësi kriminale”.

    Kjo është shumë e rrezikshme dhe me pasoja afatgjata për shtetësinë e Kosovës.

    Të zënë me betejat e brendshme politike, sot liderët e Kosovës fatkeqësisht nuk po janë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.

    Krejt ata që kurrë nuk ia kanë dashur të mirën shqiptarëve dhe Kosovës kanë punuar dhe po punojnë që UÇK-ja të shpallet “organizatë kriminale”, se kështu minohet më së miri shtetësia e Kosovës.

    S’ka akt më të lartë patriotik sot se sa të ndihmohen Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli që ta fitojnë këtë betejë. Se kjo nuk është betejë e katër individëve, kjo është betejë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Gucati: Shteti nuk ka bërë asgjë për neve, jemi të dëshpruar që nuk na vizitoi Kurti – Bislimi e Aliu e vizituan vetëm Rexhën

    Nis dëshmia e dëshmitarit 105 në Hagë: Një serb që pretendon se u rrëmbye nga pjesëtarët e UÇK-së

    Të Fundit

    Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

    Haxhiu: Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit

    Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.