Në përputhje me Konkursin Publik për zgjedhjen e 100 noterë në tërë terrirorin e Republikës së Kosovës, Ministrja Haxhiu ka emëruar 84 noterë të cilët tashmë e kanë dhënë betimin në përputhje me Ligjin për Noterinë.
“Ndërsa për shkak të refuzimit ose mosdhënies së betimit të 16 noterëve të emëruar, Ministrja Haxhiu në vend të tyre ka emëruar 16 noterë të rinj. Vendimet për emërimin e noterëve do të publikohen në webfaqen zyrtare të Ministrisë”, thuhet në njoftimine Ministrisë së Drejtësisë.