Pranoni të kaloni orë të tëra me një “kostum roboti”? Tesla po paguan deri në 48 dollarë në orë për diçka të tillë.
Gjatë vitit të kaluar, Tesla ka punësuar dhjetëra punëtorë për të trajnuar robotin e saj humanoid, Optimus, duke përdorur kostume “për kapjen e lëvizjeve”.
Elon Musk së pari njoftoi planet e Tesla-s për të krijuar një robot humanoid të quajtur Optimus në vitin 2021.
CEO i Tesla-s ka thënë se roboti përfundimisht do të jetë në gjendje të trajtojë punët që variojnë nga puna në një fabrikë deri tek shërbimi si kujdestar, përcjell Telegrafi.
Në qershor, Tesla tha se kishte vendosur dy nga robotët Optimus në një nga fabrikat e saj.
Dhe duket se Tesla ka punësuar punonjës për të punuar së bashku me robotët ndërsa ai është zhvilluar.
Roli, i cili ka titullin “Operatori i mbledhjes së të dhënave”, kërkon që punëtorët të kryejnë detyra të caktuara duke veshur një kostum për kapjen e lëvizjeve dhe një kufje realiteti virtual.
Përveç mbledhjes së të dhënave, punëtorët pritet gjithashtu të analizojnë informacionin që kanë mbledhur, të shkruajnë raporte ditore mbi të, si dhe të punojnë në disa detyra të vogla që lidhen me pajisjet e tyre dhe softuerin e tij.