Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Polici i cili vrau sot një 89-vjeçar në Bibaj, njihej nga qytetarët në Ferizaj për sjelljen e tij huligane

    16/08/2024 22:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrëmjen e sotme një vrasje e rëndë tronditi vendin tonë, shkruan Gazeta Demos.

    Një zyrtar policor raportohet se ka vrarë një 89-vjeçar para një restauranti dasmash në Bibaj të Ferizajt.

    I dyshuari për vrasjen është polici Festim Ramadani, ndërkaq viktima është 89-vjeçari Sadri Sadriu.

    Në lidhje me rastin ka reaguar edhe drejtori i OJQ Avonet, Kenan Gashi i cili thotë se Ramadani njihej për sjelljen e tij huligane edhe qytetarët e Ferizajt

    “Personalisht, kam ngritur shqetësime dhe kam iniciuar një rast ndaj këtij polici për veprimet e tij të pahijshme. Fatkeqësisht, raste si ky nuk janë të izoluara. Ka edhe shumë të tjerë në Policinë e Kosovës që veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, dhe kjo është një shqetësim i madh për sigurinë publike”, shkruan Gashi.

    Postimi i plotë:

    𝐇𝐮𝐥𝐢𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐟𝐚𝐭𝐤𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐬𝐢𝐧𝐨𝐧𝐢𝐦 𝐢 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐨𝐫

    Festimi, një polic i Stacionit të Ferizajt, është i njohur për sjelljen e tij huligane dhe të paedukuar. Si zyrtar policor, ai ka qenë objekt i shumë ankesave nga qytetarët për veprimet e tij të papranueshme.

    Personalisht, kam ngritur shqetësime dhe kam iniciuar një rast ndaj këtij polici për veprimet e tij të pahijshme. Fatkeqësisht, raste si ky nuk janë të izoluara. Ka edhe shumë të tjerë në Policinë e Kosovës që veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, dhe kjo është një shqetësim i madh për sigurinë publike.

    Policia e Kosovës duhet të veprojë urgjentisht për të shqyrtuar situatën e zyrtarëve të saj dhe të analizojë me kujdes gjendjen e tyre të brendshme. Është e domosdoshme që rastet e sjelljes së papërshtatshme të trajtohen me seriozitetin e duhur, për të parandaluar abuzimet nga ana e atyre që janë thirrur për të mbajtur rendin dhe sigurinë.

    Paramendoni kur një zyrtar policor, i cili është i thirrur për të mbrojtur dhe krijuar siguri, kryen një akt të dhunshëm kundër një qytetari, madje edhe kundër të moshuarve. Kjo ngre pyetje serioze për profesionalizmin dhe etikën e këtyre individëve. Nëse një polic është i aftë të veprojë kështu, imagjinoni se çfarë mund të bëjë në situata të tjera. Është jetike që të merren masa të menjëhershme për të siguruar që Policia e Kosovës të jetë një institucion që qytetarët mund të kenë besim dhe të ndihen të sigurt

    Artikuj të ngjashëm

    “Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali?

    Raportohet se është vrarë një 28 vjeçare shqiptare në Gjermani

    “Mendonte se do të vdiste” – Rrëfimi i nënës, djali i së cilës i mbijetoi sulmit në Graz

    Të Fundit

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.