Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fëmijët në Mitrovicë të Veriut “bëhen” policë, bashkë me zyrtarët e PK-së këshillojnë shoferët

    16/08/2024 16:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka filluar projektin “sot unë polic i Kosovës”.

    Përmes një komunikate për media, Policia njofton se qëllimi i këtij projekti është përafrimi i fëmijëve me zyrtarët policorë, me ç’rast fëmijë të veshur me uniforma të Policisë së Kosovës bashkë me zyrtarë policorë organizuan pikë kontrolli në një hapësirë të sigurt në qytet.

    Në këtë aktivitet morën pjesë 14 fëmijë, prej tyre tetë serbë, katër shqiptarë dhe dy romë.

    Sipas një postimi nga ana e Policisë, gjatë pikës së kontrollit është bërë ndalimi i veturave nga fëmijët e veshur me uniforma së bashku me zyrtarët policorë, duke bërë legjitimimin e vozitësve dhe këshillimin e tyre për siguri në trafik si dhe siguri të përgjithshme.

    “Me këtë rast gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë fletushka vetdijësuese rreth dukurive negative, sigurisë në komunikacion dhe materiale për ngjyrosje për fëmijë me animacione të ndryshme. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 14 fëmijë të komuniteteve të ndryshme, tetë serb, katër shqiptar dhe dy romë , të cilëve në fund u është dhënë nga një pako me rekuizita të Policisë se Kosovës si shenjë falënderimi dhe kujtimi të këtij aktiviteti. Policia e Kosovës këtë aktivitet do ta vazhdojë edhe në qendrat tjera të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Komuna e Mitrovicës së Veriut i ndan nga 300 euro për fëmijët që lindin këtë vit, dhe 500 për çiftet që kurorëzohen

    Largohen grilat përreth objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Atiq: Siguria është përmirësuar dukshëm

    KFOR patrullon Veriun: Vija Kufitare kërkon monitorim të vazhdueshëm për të garantuar siguri dhe stabilitet

    Të Fundit

    Gjuha shqipe përjashtohet nga tabela e re në rrugën drejt Strugës në Maqedoninë e Veriut

    Zelensky: Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit

    Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

    Demalija publikon pamje të rrugës së shkatërruar që çon në bjeshkën e Deçanit: Edhe një premtim i pambajtur nga Komuna e Deçanit

    Nëntogerja kosovare Vesa Ibrahimi shkruan histori në SHBA

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.