Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, e ka mbështetur tërësisht deklarimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se kushdo që e rrezikon jetën e ushtarit amerikan është tradhtar.
Madje, deputeti Gola ka thënë se, jo vetëm atij amerikan, por secili ushtar të KFOR-it.
“I nenshkruhem teresisht postimit te kolegut deputet, Ramush Haradinaj, lidhur me rrezikimin e ushtareve amerikane. Fati i atyre qe rrezikojne ushtaret amerikane, e une do te shtoja te cdo ushtari tjeter paqeruajtes te KFOR-it ne Kosove, cdo polici, e cdo qytetari te ketij vendi, duhet te jete ose burgu ose arratisja”, ka thënë Gola përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Mirëpo, sipas tij, dihet se kush ka qenë rrezik deri me tani, porse Haradinaj nuk po e thotë.
“Se kush ka qene rrezik i tille deri me sot, eshte fare e lehte te thuhet, edhe pse z. Haradinaj nuk po e thote. Shqiptaret asnjehere nuk kane qene rrezik. Perkundrazi, kane ndjenje te pakrahasueshme admirimi dhe, ne fakt, borxhi karshi NATO-se. Burim rreziku nuk kane qene as serbet c’eshte e verteta. Burim konstant dhe i vetem rreziku kane qene instrumentet kriminale te dirigjuara nga Serbia. Dhe fati i tyre, qysh me te drejte po thote z. Haradinaj, duhet te jete burgu ose arratisja. Pak a shume qysh ndodhi me disa protestues, ne fakt militante e mercenare te dhunshem te deleguar nga Serbia, te 29 Majit ose me rastin famekeq Banjska. Kuptohet, arratisja eshte opcion vetem derisa te normalizohet raporti me Serbine, per ta mundesuar ekstradimin dhe gjykimin ne vendin e krimit”, ka theksuar deputeti Gola.