Sami Kurteshi, njeriu i Vetëvendosjes në KQZ, është kthyer në qendër të vëmendjes prej ditës së djeshme.
Ai doli me disa letra në dorë, i lexoi ato fjalë për fjalë, dhe shpjegoi komplet rastin Dehari. Megjithatë, nuk e zuri në gojë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe djegien e IML-së që ndodhi gjatë pushtetit të VV-së.
I pyetur në RTV Dukagjini për zhdukjen e mostrave, besoni apo jo, Kurteshi akuzoi ShIK-un dhe pushtetet e kaluara.
“Këto duhet t’i pyesni të gjithë bishtat e SHIK-ut edhe të pjesës së kriminalizuar brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë nuk e di. Menaxhimi është proces ligjor profesional. Fajtorët i gjen prokurori me policinë, nuk i gjen ministrja. Dikush e menaxhon këtë, por nuk i di të gjitha gjërat. Edhe SHKK është në kuadër të MD-së, por nuk e kontrollon me diktat sikur partitë e tjera. Këtë ke me bo, këtë njeri ke me dërgu. Në çdo gjykatë, rrethanat i studion, dhe bazë rrethanave nxjerr vendim, e këtu nuk nxjerr vendim. S’ka asnjë përgjegjësi ministrja, asnjë s’ka. Po, është djegë. Edhe i nderuar gazetar, për këto veprime, humbin mostrat edhe digjet ndërhyn Policia, Prokuroria, e gjen shkaktarin”, tha ai.