Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër temperaturat pritet të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.
Ky Institutit parashikon që do të ketë edhe vranësira të shpërndara.
“E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.