Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person lidhur me një rast të dhunës në familje.
Pas arrestimit dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme, i dyshuari B.I rezultoi të kishte edhe një urdhër arrest ndërkombëtar, si një i kërkuar për vjedhje të rëndë.
“Ky arrestim nënvizon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të respektuar sundimin e ligjit dhe për të siguruar që individët që kërkohen për vepra të rënda të sillen para drejtësisë, pavarësisht kufijve”, thuhet në njoftim nga Policia.