Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hamza pas takimit në Washington: Ura e Ibrit duhet të hapet, por jo duke i rrënuar të gjitha urat tjera

    08/08/2024 14:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kandidati i Partisë Demoratike të Kosovës Bedri Hamza ka nisur një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është pritur në Washington nga Michael Carpenter, asistent special i Presidentit Biden.

    Një ditë pas takimeve të rëndësishme në SHBA, Hamza ka treguar se qëllimi i vizitës në SHBA “është përforcimi i pozitës së Kosovës në SHBA por edhe përgatitja për qeverisjen e ardhshme dhe një faqe e re të ri-ndërtimit të marrëdhënieve strategjike pas zgjedhjeve nacionale”.

    “Mesazhi kryesor që mora nga takimi me Ambasadorin Michael Carpenter, i cili është asistent special i presidentit Biden si dhe drejtor i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, ishte i qartë si gjithmonë: “SHBA-ja përkrah sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”. Qeveria amerikane dëshiron të shkojmë edhe më tutje dhe ta realizojmë vizionin tonë të përbashkët për integrim në NATO dhe BE. Mirëpo, mbështetja amerikane kërkon partneritet të vërtetë dhe bashkëpunim dhe koordinim bilateral. Kjo është fundamentale, mbi të gjitha, SHBA-të e konsiderojnë Kosovën si shtet partner. Prandaj, edhe kërkojnë që ne të sillemi në përputhje me këtë relacion, të jemi të koordinuar dhe të bashkëpunojmë ngushtë dhe strategjikisht duke menduar për konsolidimin e Kosovës në rrugëtimin drejt NATO-s. Fatkeqësisht, qeveria jonë e ka reduktuar aleancën tonë, në komunikime të ashpra rreth krizave javore me Serbinë“, tha Hamza në një intervistë dhënë nga Washingtoni.

    Artikuj të ngjashëm

    Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.