Një video e shpërndarë nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nga punët që tha se po bëhen në Istog, komunën e udhëhequr nga zyrtari i kësaj partie, Ilir Ferati, është bërë ‘mollë sherri’, që ky i fundit të përplaset me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi
Në këtë temë është përfshirë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili i ka dalë në mbrojtje zv.ministrit Durmishi dhe ka thumbuar LDK-në e Lumir Abdixhikut.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK po e lavdëron punën e Qeverisë, por sipas tij më mirë vonë se kurrë.
“LDK po e lavdëron PUNËN e Qeverisë! Më mirë vonë se kurrë. Nejse, PUNËKRYESIN e kanë ngatërruar, nuk është Komuna e istogut por MMP”. ka shkruar ai