Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përpjekje diplomatike për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

    01/08/2024 16:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Turma të mëdha iranianësh morën sot pjesë në ceremoninë mortore për udhëheqësin e grupit militant Hamas në Teheran. Homazhet dhe lutjet u kryesuan nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei para se trupi i tij të dërgohet në Katar për varrim.

    Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm dhe Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe po qëndrojnë në Liban në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe zyrtarët amerikanë po bëjnë thirrje të shtuara për armëpushim mes paralajmërimeve të Iranit për sulm hakmarrës ndaj Izraelit dhe shqetësimeve se Lindja e Mesme rrezikohet nga një konflikt i hapur.

    Arkivoli i udhëheqësit politik të Hamasit Ismajl Hanijeh, u bart nëpër rrugët e kryeqytetit iranian të enjten, ku mijëra iranianë i bën homazhe udhëheqësit të grupit militant Hamas i cili u vra një ditë më parë në Teheran, vetëm disa orë pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit.

    Pas homazheve në Teheran, trupi i Hanijes do të dërgohet në Katar, ku pritet të varroset të premten. Udhëheqësi i lartë i Iranit Ayatollah Ali Khamenei udhëhoqi ceremoninë fetare, një ditë pasi u zotua se do të hakmerrej ndaj Izraelit.

    Ndonëse Izraeli nuk ka marrë përgjegjësi publike për sulmin, dyshimet bien mbi të. Izraeli është zotuar ta shkatërrojë grupin militant, të mbështetur nga Irani, pas sulmit të 7 tetorit në vendbanimet izraelite.

    Irani u zotua se do të hakmerret ndaj Izraelit, ndërkohë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se Izraeli do të përgjigjet ashpër ndaj çdo agresoni.

    “Na presin ditë sfiduese. Që prej sulmit në Bejrut, na kanë ardhur kërcënime nga të gjitha anët. Jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur përballë çdo kërcënimi”, deklaroi ai.

    Në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy dhe ai i Mbrojtjes John Healey po zhvillojnë një vizitë të papritur në Bejrut, ku po takohen me zyrtarët libanezë.

    Sekretari i Jashtëm Lammy u bëri thirrje palëve të respektojnë dhe zbatojnë rezolutat ndërkombëtare, ndërsa Sekretari i mbrojtjes Healey bëri thirrje për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut dhe diplomacisë, duke shtuar se “dhuna do të ketë pasoja të rënda për të gjithë.”

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po qëndron për vizitë në Mongoli, apeloi të enjten tek “të gjitha palët” që të shmangin veprimet përshkallëzuese që mund ta zhysin rajonin në një konflikt më të gjerë dhe bëri thirrje për armëpushim.

    “Rruga në të cilën gjendet rajoni është rrugë që sjell më shymë konflikt, më shumë vuajtje dhe më shumë pasiguri. Është jetike që t’i japim fund këtij cikli dhe kjo fillon me armëpushimin… Armëpushimi është në interesin e të gjithëve. Është në interesin e Izraelit, është në interes të palestinezëve. Është në interesin e rajonit,” tha ai.

    Vrasja e Hanijes nxiti protesta në Bregun Perëndimor dhe shtete të ndryshme në Lindjen e Mesme dhe në Turqi.

    Zyrtarët kryesorë iranianë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kanë ftuar për takim përfaqësues të Hamasit, Xhihadit Islamik, grupit Houthi, Hezbollahut dhe grupeve militante nga Iraku, të gjitha grupe të shpallura terroriste nga qeveria amerikane, për t’u takuar në Teheran dhe për të diskutuar rreth një sulmi të mundshëm hakmarrës kundër Izraelit./VOA/

    Artikuj të ngjashëm

    Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Tregoni kujdes

    Biden: Po punojmë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

    Japonia: Mbështetja e G7-ës për Ukrainën nuk do të ndikohet nga konflikti në Lindjen e Mesme

    Të Fundit

    Trump thotë se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit

    Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit

    Kryediplomati iranian: Jemi gati të përgjigjemi sërish nëse ShBA ndërmerr agresion tjetër

    Tahiri: Na kushtoi koalicioni me Nismën, AAK-ja në pikë të natës i ka 8%

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.