Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Alternativa e Kusari-Lilës propozon që zgjedhjet të mbahen më 9 ose 16 shkurt

    31/07/2024 22:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, takimin e sotëm të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, për të folur mbi datën e zgjedhjeve e ka cilësuar si të një rëndësie të veçantë.

    Kjo pasi sipas Kusari-Lilës është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë që legjislatura e tetë, bashkë me ekzekutivin e përmbyllin një mandat të plotë qeverisës.

    “Gjithashtu, në cilësinë e anëtares së koalicionit qeverisës, e ritheksova gatishmërinë tonë të mëhershme për zgjedhje të parakohshme, nëse do të ketë gatishmëri dhe unitet të plotë nga opozita, gjë që nuk u dëshmua se u arrit nga ta”.

    “Ndërsa, sa i përket datës së zgjedhjeve të rregullta, deklarova se tradicionalisht, muaji janar, si muaji më i ngarkuar i vitit pas festave të fundvitit, nuk është i përshtatshëm. Rrjedhimisht, datat 9 ose 16 shkurt, do të mund të ishin shumë më të favorshme për mbarëvajtje të fushatës parazgjedhore dhe procesit zgjedhor”, tha Kusari-Lila.

    Më tej, ajo tha se partia e saj, Alternativa, mbetet e përkushtuar në avancimin e agjendës liberale progresive dhe dinamizmin e agjendës zhvillimore të shtetit.

    Artikuj të ngjashëm

    Kusari – Lila thotë se s’ka hapësirë për dorëheqje apo përmbyllje të mandatit të qeverisë apo kuvendit

    Kusari – Lila: Arsyet për vazhdim të grevës po humbin

    Kusari: Vetëvendosje i respekton martesat e gjinisë së njejtë

    Të Fundit

    Gruaja e Dardan Molliqajt, Besa Shahini do të jetë kandidate për kryetare të Prishtinës

    Presidentja fton në një takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

    59 aktakuza ngrihen ndaj 70 personave për 24 orë

    Forumi për Gratë, Williams: Miliona gra në mbarë botën sot përballen me pabarazi të thella

    Goditet grupi kriminal në Fier, katër të arrestuar, trafikonin armë edhe nga Kosova

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.