Profesori universitar Kadri Kryeziu ka dhënë projeksione për rezultatet e mundshme të zgjedhjeve të ardhshme nacionale në Kosovë. Kryeziu theksoi se nuk ka gjasa që një parti e vetme të sigurojë pushtetin në mënyrë të pavarur, duke sugjeruar se rezultati i mundshëm do të jetë qeveritë e koalicionit. Ai vuri në dukje aleanca të mundshme mes LVV-së dhe PDK-së, LDK-së apo AAK-së.
“Është bukur vështirë njeriu t’ia qëllojë, e kam një farë bindje që nuk mundet të jetë reale që në të ardhmen në zgjedhjet e ardhshme do të jetë koalicioni, pasi partia e parë nuk do të ketë mundësi të bëjë Qeverinë vet”.
“Mund të ketë koalicion VV-PDK, VV-LDK dhe VV-AAK. Koalicioni i shpëton gjatë gjithë historisë së re të Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur, dhe janë krijuar koalicionet politike gjithmonë në emër të Kosovës”, tha ai në Klan Kosova.