Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ahmetxhekaj: Dorëheqja ime nuk ishte vullnet personal por presion politik

    31/07/2024 21:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-drejtori i Radiotelevizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka thënë se dorëheqja e tij nga kjo pozitë nuk kishte të bënte me vullnet personal por ishte pasojë e një presioni politik.

    Gjatë intervistës në Rubikon, Ahmetxhekaj tha se ky presion politik nënkuptonte “ose shkarkim ose dorëheqje”.

    Ai madje ka treguar se ditën kur është thirrur nga bordi për të diskutuar ‘çështje emergjente’, është njoftuar vetëm 2 orë para takimit, në kundërshtim me rregulloren.

    “Dorëheqja ime nuk ka qenë një vullnet personal. Ka qenë një lloj presioni që nënkupton; ose do të shkarkohesha ose do të jepja dorëheqje. Me datë 23 maj ka ndodhur një takim i jashtëzakonshëm nga ana e bordit. Zakonisht takimet me bordin paralajmërohen 2 ose 3 ditë më herët por atë ditë jam ftuar në mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar ‘çështje emergjente’ 2 ore para se mbledhej bordi. Kjo është në kundërshtim me rregulloren sepse nuk mund të ftohet drejtori 2 orë më herët në një takim, në një mbledhje për të diskutuar disa vërejtje që janë dhënë në raportin vjetor të punës së drejtorit të Përgjithshëm. Pra, takimi si i tillë nuk ka pasë as bazë ligjore. Gjatë tërë kohës kam qenë në dispozicion të bordit në të gjitha takimet që i ka ftu. Ditën, natën, në fundjavë. Asnjhëherë nuk ka munguar. Me datën 19 janar kur jam emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm, unë dhe shumë të tjerë në RTK e kemi pa si mundësi të mirë që më në fund do të mund të avancoj transmetuesi publik. Pra do të mund ta reformojmë atë, do të mund t’ia kthejm publikut atë për të cilën ne protesuam në vitin 2015. Arsyeja pse une pranova për këtë pozitë ishte shpresa që së bashku me ekipin tim do të mund ta kthenim RTK-në aty ku e meriton”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Sindikata e RTK-së i del në mbrojtje Blerim Haxhiajt pas kritikave që pati për intervistën me Kurtin

    “Gati çdo ditë m’ka ra me kalu ka lokali i Naserit”, ish-drejtori i RTK-së ka disa fjalë për personin që u vra mbrëmë

    RTK-ja detyrohet nga Gjykata ta kthejë në punë Rid Berishën dhe ta kompensojë me 28 mijë euro

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.