Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar provesi gjyqësor për rastin e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu.
Avokati i familjes,Tomë Gashi, ka thënë se deri më tani gjykata nuk ka vepruar drejt duke mos i konsideruar të gjitha rrethanat, e për këtë foli edhe Axha i Lulzimit, Rrahim Fejzullahu, para mediave, ku ky i fundit paralajmëroi edhe protestë.
“Vetëm një punë nuk po më hyn në kokë. Nëse këta persona nuk e marrin vendimin e merituar, unë jam ai axha i Lulit që do të marrë të gjithë popullatën kudo qoftë, që e kanë pa me sy dhe do të vijë të protestoj para gjykatës”, tha Fejzullahu.