Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka raeguar pasi Distria Krasniqi kaloi në finale në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë deri në -52 kilogramë, duke e quajtur sukses historik.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë.
Postimi i tij:
Historike! Vetëm një jetë stërvitje e disiplinë, nën menaxhimin e një mjeshtri të madh, mund t’a bëjnë të mundur finalen e dytë brenda 4 viteve në Lojërat Olimpike.
Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë. Në majën e botës.
Superiore. E magjishme. E pakonkurrencë. Përpara dhe faleminderit, Distria!