Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Edita Tahiri: BE njohu pasaportat ilegale serbe meqë Kurti e la Veriun pa sovranitet

    27/07/2024 18:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, thotë se Bashkimi Evropian e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë dhe ka cenuar sovranitetin e Kosovës të konfirmuar nga Gykata Ndërkombëtare për Drejtësi, kur ka vendosur për njohjen e pasaportave ilegale të lëshuara nga Serbia për serbët lokalë të Kosovës.

    Tahiri ka thënë se faj në këtë mes ka edhe Qeveria Kurti që sipas Tahirit ka dështuar për të mbrojtur sovranitetin në Veri.

    “BE-ja ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë si dhe ka cenuar sovranitetin shtetëror të Kosovës të konfirmuar ligjërisht nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi. Mirëpo këtij akti të dëmshëm të BE-së i ka paraprirë dështimi i Qeverisë Kurti për të mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë në pjesën veriore”, ka deklaruar Edita Tahiri ,

    Tahiri tutje ka thënë se qeveritë e kaluara dhe vetë si kryenegociatore e kishin shtrirë sovranitetin në Veri, duke vendosur institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe auoritetet e Kosovës nëpër pika kufitare dhe gjithashtu edhe integrimin e serbëve lokalë dhe shuarjen e strukturave paralele.

    Megjithatë, Tahiri thotë se sot Qeveria Kuerti e ka dështuar sovranitetin në Veri të arritur me shumë mund përmes marrëveshjeve të Brukselit.

    Ish shefja e ekipit negociator, thotë se sot nën qeverisjen e Kurtit s’ka institucione të Kosovës, ka prani të shtuar të KFOR-it dhe se kanë mbetur vetëm disa kryetarë komunash, por sipas saj pa struktura komunale.

    “Qeveria Kurti në vend se t’i mbajnë këto insitucione në veri dhe ta mbrojnë sovranitetin, sot asnjë nga institucione nuk ekzistojnë në veri, pra nuk ka sovranitet, ajo çka ka është rritje e prezencës së KFORIT, pastaj serbët e veriut kanë braktisur inditucionet e Kosovës, kanë bojkotuar zgjedhjet lokale në veri, kështu që s’kemi struktura komunale që veprojnë, hiç aty disa kryetar komunash por pa struktura konunale”, ka deklaruar Tahiri për Gazeta Express.

    Tahiri thotë se BE-ja duke parë një realitet të tillë në Veri pa sovranitetin e Kosovës, ka marrë vendimin për heqjen e vizave për serbët lokalë përmes njohjes së pasaportave ilegale të lëshuara nga Serbia.

    Tahiri thotë se ka pasur përpjekje nga BE t’i njohë pasaportat ilegale edhe në kohën kur kanë qeverisur partitë e tjera, por thotë se s’kanë guxuar, meqë thotë se qeveritë atë kohë e kishin bërë fakt juridik dhe praktik sovranitetin në Veri.

    Tahiri në fund thotë se Qeveria Kurti e ka mbyllur gojën dhe s’po flet, meqë siç thotë Tahiri, ndërkombëtarët “ia kanë thënë” Kurtit që ka dështuar në Veri sa i përket sovranitetit.

    “Mendoj se BE-ja duke e parë realitetin në veri pa sovranitetin e Kosovës si reagim mori këtë vendim. Ne fakt ka pasur tendenca nga BE edhe në kohën e qeverisjes tonë që të provoj ti njohë pasaportat ilegale ne veri por nuk ka guxuar ta marrë një vendim të tillë sepse në qeverite tona e kishim bër fakt juridik dhe praktik sovranitetin në Veri. Kjo qeveri e Kurtit e mbylli gojën perballë këtij veprimi të dëmshëm të BE sepse ishte e vetëdijshme për dështimin e sovranitetit ne veri! Jam e bindur që partnerët e BE ua kanë thënë kët realitet të hidhur”, na përfunduar Tahiri

    Artikuj të ngjashëm

    Tahiri kritikon BE-në: Po vepron me dy standarde, kështu s`mund të përmbyll dialogun Kosovë – Serbi

    Tahiri pas dështimit të seancës: PDK-së i takon kryeministri, Kurti të bëhet pastaj president

    Tahiri për Osmanin: Presidente e paradokseve

    Të Fundit

    Ronaldo me shokë mposhtin Gjermaninë dhe sigurojnë finalen e Ligës së Kombeve

    Konfirmohet rasti i parë i murtajës te bagëtitë e imta në Shqipëri

    Avonet: Komuna e Prishtinës t’i kthejë mjetet e inkasuara kundërligjshëm nga qytetarët te “Pastrimi”

    Arrestohet një i dyshuar për shitje të kolagjenit të falsifikuar

    Xheneta ‘mbulohet’ me dukat!

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.