Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    IKD: Ligji i ri për Komisionin e Pavarur të Mediave shkatërron pavarësinë e tij kushtetuese

    19/07/2024 17:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti i Kosovës për Drejtësi publikoi të premten një analizë të ligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke vlerësuar se ai e shkatërron tërësisht pavarësinë kushtetuese të këtij institucioni.

    “E shndërron këtë institucion në një institucion vartës të kuvendit dhe që është lehtë i ndikueshëm nga qeveria. Kjo qasje e ligjit të ri të KPM-së është e rrezikshme dhe i cenon drejtëpërdrejt vlerat dhe parimet e demokracisë të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Florjan Smajli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Zoti Smajli tha se KPM kishte nevojë për një ligj të ri por i cili do të përshtatej në tërësi me standardet evropiane.

    Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave u miratua javën e kaluar nga parlamenti i Kosovës, duke nxitur reagime të ashpra të opozitës, Bashkimit Evropian, shoqatave të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile që e cilësuan atë si “goditje ndaj lirisë së medias dhe tentim për disiplinim e kontrollim të tyre”.

    Ky ligj mes tjerash, parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre nga KPM-ja dhe dënime me gjoba të rënda për mediat që kryejnë shkelje ligjore.

    Me ligjin e ri përbërja e Komisionit të Pavarur të Mediave parashihet të shkojë në 11 anëtarë nga 7 sa numëron aktualisht.

    “IKD ka gjetur se rritja e numrit të anëtarëve është një vendim i pambështetur në një analizë të mirëfilltë dhe nuk përkon me nevojat e funksionimit adekuat të KPM-së”, tha zoti Smajli duke theksuar se “rritja e numrit të anëtarëve nuk do të rriste efikasitetin dhe as pavarësinë e tij”.

    Të enjten grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dorëzoi tri ligje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, në mesin e tyre edhe ai për Komisionin e Pavarur të Mediave.

    “Përmes këtij ligji synohet që të kontrollet puna e mediave të lira në Kosovë dhe të cenohet fjala e lirë në vendin tonë”, tha shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Abelard Tahiri.

    Media online në Kosovë aktualisht vet rregullohet nëpërmjet Këshillit të Mediave të Shkruara duke u mbështetur në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës./VOA/

    Artikuj të ngjashëm

    Miftaraj: Kurti po dëshiron të na çoj në zgjedhje për adrenalinë, anipse ato do të paguhen nga taksat e popullit

    IKD mban konferencë për media për seancën konstituive të Kuvendit

    IKD nesër mban konferencë për media lidhur me bllokimin e seancës konstituive të Kuvendit

    Të Fundit

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Lladrovci: S’ka bir nëne që më heq nga PDK-ja

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.