Loja e zhvilluar këtu, përfundoi me tragjedi.
Djali i vetëm i familjes Shala nga Rahoveci vdiq pasi këo dyer të hekurit e goditën në kokë.
Familjarët kanë treguar se si ka ndodhur rasti tragjik.
“Është një shtëpi aty që është e pabanueshme edhe personi që është pronar i shtëpisë ka shku gjatë ditës për me pastru shtëpinë. E ka vërejt që dera e oborrit është e këputur, edhe thjeshtë e ka marrë gjysmën e derës dhe e ka vendos tek muri. Pastaj më vonë normal fëmijët kanë dal aty kanë lujtë, fëmija është i vogël 3-vjeç, ka qenë edhe një tjetër bashkë me të edhe kur kanë shku atje, besojmë që veç e ka prek derën dhe ajo i ka ra”, ka thënë familjari i tre vjeçarit.
Ata u shprehën të indinjuar se për raste të tilla, detyrohen që të kërkojnë ndihmë nga Spitali Rajonal i Gjakovës, dhe jo nga QKMF-ja e Rahovecit e cila gjendet pak metra larg shtëpisë së tyre.
“Besoj që është paaftësia e papërvoja e tyre me i vlerësu këto llojë rastesh. E kanë më lehtë me dërgu në Gjakovë. Kjo mundet me qenë problem edhe tek te tjerët që shkaku i rrugës së gjatë mundet edhe pacienti me vdek.”
Kronika e plotë: KËTU.