Një valë e zgjatur e të nxehtit ka përfshirë Ballkanin me temperatura që arrijnë dhe kalojnë 40 gradë celsius. Vala e nxehtësisë që u intensifikua në fillim të kësaj jave do të vazhdojë edhe në vijim.
Venet e rajonit këtë vikend po përballen me temperatura shumë të larta ndërsa alarmet e kuqe janë në fuqi.
Sipas shërbimeve meteorologjike rekorde mujore por edhe absolute të temperaturave pritet të thyhen në 10 ditët e ardhshme
Në një hartë të publikuar sot shihet Ballkani i “skuqur” nga temperaturat e larta.
Në vendet e rajonit që në fillim të javës janë aktivizuar alarmet paralajmëruese e kuqe apo portokalli, duke paralajmëruar temperatura shumë të larta dhe meteorologët bëjnë thirrje për kujdes në kushtet e dhëna atmosferike.
Në anën tjetër në disa pjesë vazhdojnë stuhitë me reshje shiu e erëra të fuqishme. Stuhi shiu ka pasur në pjesë të Gjermanisë, Zvicrës, Sllovakisë, Çekisë e Austrisë.
Stuhi të forta goditën mbrëmë Gjermaninë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, duke shkaktuar disa të lënduar dhe një ndërprerje të trafikut.
Një stuhi goditi një festival në natyrë në Sllovakinë perëndimore. Një tendë e madhe u shemb dhe disa më të vogla u dëmtuan nga stuhia.
Shërbimet e urgjencës kanë transportuar dhjetë persona me lëndime të lehta në spitalet aty pranë, njoftoi mbrëmë qendra e kontrollit. Festivali i pelegrinazhit zhvillohet nga 11 deri më 13 korrik në aeroportin Trencín në Sllovakinë perëndimore, por programi u ndërpre përkohësisht për shkak të motit të keq.
Një numër i madh policësh dhe zjarrfikësish u vendosën dhe salla sportive u shndërrua në një qendër evakuimi për vizitorët e festivalit. Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë rajonin ditët e fundit. Dy persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu në një luginë malore sllovake të enjten.
Në Republikën fqinje Çeke, trafiku hekurudhor është ndërprerë dje në disa lokacione për shkak të rrëzimit të pemëve nga një stuhi e fortë. Një stuhi e madhe në shtetin federal jugor gjerman të Bavarisë mbrëmë shkaktoi përmbytje të rrugëve dhe bodrumeve dhe kolapsit të trafikut.
Shërbimet e urgjencës raportuan 320 ndërhyrje nga ora 18:00 deri në mesnatë, shkruan dw.
Rajoni Allgau dhe rrethi Lindau pranë liqenit të Konstancës dhe kufirit me Austrinë ishin më të prekurit. Ndërhyrjet e mëvonshme, duke përfshirë pompimin e bodrumit, vazhduan gjatë natës. Të paktën 230 ndërhyrje të tjera janë regjistruar nga komisariati në Rosenheim. Nuk ka informacione për të lënduar.
Stuhi pati edhe në pjesë të Zvicrës.
Më shumë se 18,800 vetëtima u regjistruan në gjithë Zvicrën, ndërkohë që në Magadino, në distriktin e Lokarnos, më shumë se 50 mm reshje u grumbulluan brenda një ore dhe pati erëra të forta në gjithë kantonin e Ticino.
Pas shiut të dendur, pati shkatërrim në Rorschacherberg në kantonin St. Gallen.
Në Ascona TI, rrufeja goditi një pemë në shëtitore ndërkohë që në Camorino në kantonin Ticino, një pemë e shkulur u përplas me një makinë.
Veç këtyre, banorët tregojnë se ka sasi të mëdha uji po zbresin nga shpati në komunën Rorschacherberg në kantonin St. Gallen.
Po ashtu në Rorschacherberg, reshjet e mëdha të shiut çuan në bodrume të përmbytura.
Ndërkohë janë publikuar pamje që tregojnë gjendjen e rëndë në disa pjesë të Zvicrës.