Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mefail Bajqinovci grurin e sheh si sukses qeveritar, i reagon Valon Sylës – ky ia kthen përgjigjen menjëherë: Mefi Hellonka…

    12/07/2024 19:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    ‘Buka e motmotit’ u bë shkak që gazetari Valon Syla dhe deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci t’i reagojnë njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale.

    Syla, dje në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se buka e motmotit nuk është siguruar ende pasi, sipas tij, “një brymë mund ta ndërrojë statistikën e parashikimit”.

     “Dolën pardje jo bukën e gojës e kemi siguru, shyqyr që u siguru. Ajo është rrenë se hala s’janë kryer të korrurat, ku pe dini që janë bo. Një brymë ta ndërron statistikën e parashikimit”, tha Syla në Pressing.

    E për këtë deklaratë të Sylës reagoi Bajqinovci përmes një shkrimi në rrjetin social X, duke thënë se analisti Syla ‘po shpreson se bryma do ia prish VV’së suksesin në bujqësi.

    “Llogaritë ti dmth ka mbrri analisti në pikën ku prej shpresës që po prishemi me Amerikën te shpresa mos bryma po na prish suksesin në bujqësi. Kjo definitivisht është deregje e rëndë”.

    Llogaritë ti dmth ka mbrri analisti në pikën ku prej shpresës që po prishemi me Amerikën te shpresa mos bryma po na prish suksesin në bujqësi.

    Kjo definitivisht është deregje e rëndë.

    — Mefail Bajqinovci (@MBajqinovci) July 12, 2024

    I menjëhershëm ishte edhe kundër-reagimi i Sylës, i cili e quajti Bajqinovcin ‘Mefi Hellonka’.

    Tutje, Syla e akuzoi se VV’ja po gënjen duke thënë se me të korrurat janë thy rekorde, derisa shton se të korrurat nuk kanë përfunduar hala.

    “Mefi Hellonka… me paska reagu se i paskan dhimtë deklaratat e mia në Pressing.

    O Mef… po vec ju dini me rrejt pa fijen e intelegjencës se me te korruna janë thy rekordet, hala para se me u kry të korrunat. I dobët ke qenë si gazetar, e i dobët si deputet…”

    Artikuj të ngjashëm

    Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

    Syla për votimin e fshehtë: Albini po mendon që e shpëton, por deputetën shihet kush po voto në kuti

    Syla: Sali Berisha, si një nuse 80 vjeçare me vello ,Edi Rama mbetët më i freskëti

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.