Këngët e dasmave janë një pjesë e rëndësishme e shumë çifteve në ditën e tyre të veçantë. Ato jo vetëm që i japin ngjyra festës, por gjithashtu krijojnë momente të paharrueshme për të sapomartuarit dhe të ftuarit e tyre, shkruan GazetaDemos.
Shumë artistë tanë të talentuar kanë krijuar këngë të dedikuara dashurisë dhe martesës, duke i kushtuar rreshta të ndryshëm ndjenjave dhe përjetimeve që përjetojnë çiftet në këtë ditë të veçantë.
“GazetaDemos” ju sjell një përmbledhje të artistëve dhe këngëve që kanë shoqëruar dhe vazhdojnë të shoqërojnë çifte të shumta në dasmat e tyre.
- Yll Limani Ty
Artisti mjaft i dashur për publikun, Yll Limani në 2018 publikoi këngën “Ty”, këngë kjo që u bë mjaft virale ku edhe sot shumë çifte e përzgjedhin këtë për ta hapur dasmën.
2.Dafina Zeqiri-Dasma
Njëra nga këngët që shumë çifte e përzgjedhin për ditën e tyre më të rëndësishme është edhe ajo “Dasma” e Dafina Zeqiri.
3.Alban Skenderaj- Unë dhe ti
U publikua para 8 viteve mirëpo çiftet ende vendosin ta kenë si këngë hapëse në ditën e tyre me të veçantë, fjala është për “Unë dhe ti” të Alban Skenderajt.
4. Sabri Fejzullahu – Urime shpirti jem
“Urime shpirti jem “, mban titullin projekti i artistit mjaft të dashtur shqiptar Sabri Fejzullahu që vazhdon ti shoqëroj shumë çifte në ditën e tyre me të rëndësishme.
5. Gjyste Vulaj- Shpirtin tek ti e kam
Edhe projekti i artistes Gjyste Vulaj “Shpirtin tek ti e kam “, mbetet mjaft i prefueruar nga çiftet tona.
Rikujtojmë se shumë çifte i paguajnë edhe ekstra këta artistë vetëm që ti përforomojnë këto këngë në dasmat e tyre.