Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Drejtori i QKMF-së në Deçan flet për gjendjen e pacientëve që dyshohet se u helmuan nga uji

    13/07/2021 08:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qindra qytetarë të Deçanit mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj”, për shkak të dyshimit të helmimit nga uji i pijes.

    Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha ka thënë se vetëm mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 164 pacientë.

    “Shërbimi urgjent prej dje nga ora 15:00 deri në orën 07:00 sot ka regjistruar një numër më të madh të fluksit të pacientëve se në ditët tjera. Vetëm në ndërrimin e natës deri sot në mëngjes numri i pacinntëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka qenë 164”, tha Berisha.

    Ai shtoi se fillimisht kanë menduar se kjo është si pasojë e temperaturave të larta.

    “Kemi menduar se është si pasojë e temperaturave të larta dhe mërgimtarëve që kanë ardhur në këtë periudhë kohore që kanë udhëtuar me makina disa ditë, dhe për neve ka qenë një dyshim normal. Mirëpo gjatë ditës është rrit numri i pacientëve. Ne jemi duke hulumtuar se si ka ardhur deri te kjo situatë”, u shpreh drejtori i QKMF-së në Deçan.

    Doktor Berisha ka shtuar se simptomat te pacientët janë: marramendje, plogështi, të vjella, barkqitje, dhimbje në regjionin e barkut dhe temperaturë.

    “Ne nuk mund të themi ende se a është infeksion viral apo bakterial. Kemi njoftuar IKSHPK-në dhe kemi kërkuar nga kompania “Hidrodrini” që të merr mostrat e ujit dhe ti dërgoj për analiza. Shtabi emergjent i komunës është mbledh dhe jemi duke pru konkulzat se si të veprojmë tutje”, tha ai për telegrafin.

    Berisha shtoi se deri tani çdo gjë është nën kontroll, derisa apeloj te qytetarët që të mos kenë panik.

    Artikuj të ngjashëm

    Ishte në arrati, arrestohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Deçan

    Të dielën në Deçan organizohen homazhe për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit

    Vrasje në tentativë në Deçan: Dyshohet se një person u sulmua me kallashnikov

    Të Fundit

    Besian Mustafa për zjarret në komuna: Mosveprimi sot mund të kushtojë shumë nesër

    Kurti “thekson rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit” gjatë takimit me shefin e zyrës së BE

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.