Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dëshmitari e quan Selimin trim, thotë se nuk e dinte se cilat ishin detyrat e tij gjatë luftës

    25/06/2024 12:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dëshmitari Kurtesh Fondaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka deklaruar se nuk e ka ditur se cilat kanë qenë detyrat e Rexhep Selimit gjatë periudhës së luftës.

    “As atëherë, as sot nuk e di se cilat kanë qenë detyrat e tij”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk i dinte as marrëdhëniet e tij me Bislim Zyrapin.

    Fondaj ka thënë se Selimi ka qenë gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe e quajti si luftëtar trim.

    ”Faktin se ai ishte në Kosovë nuk do me thanë kjo, por domethënë që realisht ka qenë një prej luftëtarëve më trima që në rrethanat e muajit shtator me qëndru në Kosovë ka qenë problematike. Sidomos në muajin shtator po e përmendi”, ka thënë Fondaj.

    Tutje, Fondaj mbeti i qëndrimit se nuk i kujtohet nëse është takuar ndonjëherë tjetër me Selimin dhe se shtatori 1998 është hera e fundit kur ishin takuar.

    “Unë e kam respektu Rexhep Selimin dhe kam pas qef me u taku me atë edhe privatisht. Nëse do ta kisha ditë që ai ka qenë afër meje do ta kisha insistuar që të takohem me atë qoftë për ta përshëndetur”, ka thënë ndër tjerash Fondaj, transmeton Betimi për Drejtësi.

    Gjithashtu, dëshmitari u pyet edhe për strukturën organizative të Brigadës 123, në të cilën ai kishte udhëheqësinë, teksa mohoi të ketë dëgjuar se ka pasur ndonjë objekt ndalimi ose të ndaluar në ato zona. /BetimipërDrejtësi/

    Artikuj të ngjashëm

    Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Gucati: Shteti nuk ka bërë asgjë për neve, jemi të dëshpruar që nuk na vizitoi Kurti – Bislimi e Aliu e vizituan vetëm Rexhën

    Nis dëshmia e dëshmitarit 105 në Hagë: Një serb që pretendon se u rrëmbye nga pjesëtarët e UÇK-së

    Të Fundit

    “Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

    “Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës

    Trump vendos tarifa prej 25 për qind ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

    Sulm i pazakontë nga bletët në Francë, tre shtrihen në spital, 21 të lënduar

    Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.