Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), e ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve dhe mediave, të cilët do të mbikëqyrin dhe monitorojnë zgjedhjet lokale që pritet të mbahen të dielën e 17 tetorit, dhe numri i përgjithshëm i tyre “është 25 mijë”.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, numri më i madh i vëzhguesve të akredituar i takojnë partive politike.
“Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 25 mijë vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, organizatat joqeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, ambasada, institucion vendor dhe media”.
“Numri më i madh i vëzhguesve të akredituar, 23 mijë e 46, është nga subjektet politike garuese (parti politike 21 mijë e 737, koalicion 387, iniciativa qytetare 883 dhe kandidatë të pavarur 39 vëzhgues”, është shprehur ai për Albanian Post.
Ndërsa, numri i vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare vendore është 768 dhe 70 të tjerë nga Avokati i Popullit.
Bazuar në statistikat e KQZ-së, këto zgjedhje do të vëzhgohen edhe nga një numër vëzhguesish ndërkombëtarë, që janë akredituar nga KQZ-ja.
“Numri i vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare është 177, ndërsa 39 të tjerë u takojnë ambasadave apo konsullatave në Republikën e Kosovës”, ka treguar Elezi.
Po ashtu, KQZ-ja ka akredituar me dhjetëra media vendore dhe ndërkombëtare që do të raportojnë për këtë proces zgjedhor.
“Janë 520 përfaqësues të mediave vendore dhe rreth 30 të tjerë që përfaqësojnë media rajonale dhe ndërkombëtare”, shtoi ai.
Ndërkaq, KQZ do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për 48 orë, në periudhën kur do të votohet për zgjedhjet lokale në Kosovë.
“Të gjithë po pajtohemi që t’i drejtohemi Qeverisë së Kosovës me një kërkesë që të pezullohet ora policore për 48 orë”, ka thënë Ahmetaj.
Ai ka bërë të ditur se është raportuar për 20 tubime politike zgjedhore të cilat i kanë shkelur masat anti-COVID, e që përfshijnë periudhën nga 16 shtatori deri më 11 tetor.
“Sipas raporteve që i kemi deri më tani, 20 tubime politike janë mbajtur pa i përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimin e qeverisë për masat mbrojtës e ndaj COVID-19, kurse 896 tubime të tjera politike të miratuara nga KKZ dhe policia prej tyre 181 edhe pse janë lajmëruar, nuk janë mbajtur fare”.
Ndërsa, deklaroi se deri më 12 tetor KQZ ka pranuar 3 mijë e 481 pako që supozohet të jenë fletëvotime nga jashtë Kosovës.
“KQZ ka pranuar gjithsej 3 mijë e 481 pako të supozuara me fletëvotime. Do të pranohen pako me fletëvotime deri më datën 15 tetor, deri në orën 23:59”.
Për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej tyre, 32 parti, një koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar është 4 mijë e 920, prej tyre 165 për kryetarë komunash dhe 4 mijë e 757 për kuvende komunale.
Ilustrim
Nga Mërgesa Redenica
14 Tetor 2021 / 09:34

Një kërkesë e tillë është bërë nga sekretariati i KQZ-së, Burim Ahmetaj.