Ish-gjenerali i UÇK-së, Nasim Haradinaj, rrëfeu në Pressing në T7 periudhën sa kishte qëndruar në burg si i mitur, dhe aty e kishte bërë në mur një vizë me pa se sa po rritet.
Ai tha se edhe pse i mitur e mbajti burgun sikur të ishte i moshës madhore.
“Në burg unë jam rritë katër gisht, se me gisht u matshëm, dhe aty e kam hanger vërejtjen diciplinore për vizën që e kam bë në mur. Ata po hyjnë me rregullu rendin shtëpiak që ishte aty, ka pyet këtë kush e ka bo, dhe unë mendova me marrë fajin tem thash unë, tha për çka e ke bo, i thash e kam bo se jam ka matem sa jam rritë”, tha Haradinaj në Pressing.
“Unë isha dënuar si i mitur por kurrë burg si i mitur s’kam mbajtë, kam mbajtë burg edhe me profesorat e mi”, tha ai.