Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Maqedonci: Kemi kufizime sa i përket koordinimit paraprak, por jo për veprim në të gjithë territorin e Kosovës

    07/06/2024 18:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka thënë se Kosova është në vazhdimësi në koordinim me KFOR dhe NATO dhe partnerët e tjerë për rreziqet dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia.

    Maqedonci ka thënë se pas sulmit të Banjskës është rritur numri i ushtarëve të KFOR-it në vijën kufitare dhe potencon se një gjë e tillë e ka rritur sigurinë në vijë kufitare me Serbinë.

    Ministri Maqedonci ka thënë se ushtria e Kosovës përgatitet gjithmonë sipas detyrave për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës dhe thotë se për këtë s’kanë kufizime.

    Maqedonci për FRONTAL ka thënë se FSK ka kufizime në aspektin e koordinimit paraprak, por jo në atë të veprimit në terë territorin e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se Kosova dhe të gjitha institucionet janë të gatshme të përballen me çdo rrezik që i kanoset vendit.

    “Ne në vazhdimësi jemi në koordinim me KFOR dhe NATO dhe partnerët për të gjitha rreziqet dhe kërcënimet. Kemi rritje të numrit të KFOR-it në vijën kufitare me Serbinë. Kjo është bërë pas sulmit të Banjskës dhe lëvizjes së grupeve të armatosura. Kjo ka rritur sigurinë në vijë kufitare. Ne përgatitemi gjithmonë, sepse detyre kryesore kemi ruajtjen e  integritetit dhe sovranitetit territorial. Për këtë s’kemi kufizime. Ne kemi kufizime në aspektin e koordinimit paraprak, por jo të veprimit në tërë territorin e Kosovës. Prandaj vlerësoj që të gjitha institucionet, në veçanti ushtria e Kosovës, është e gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim dhe rrezik që i kanoset Kosovës”, ka thënë Maqedonci në FRONTAL

    Artikuj të ngjashëm

    Reagon Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk është një lajm i ri

    Maqedonci i del në mbrojtje Pecit pas intervistimit: E vlerësoj lart punën e tij

    Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri me standarde të NATO-s

    Të Fundit

    Sulm i pazakontë nga bletët në Francë, tre shtrihen në spital, 21 të lënduar

    Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota

    Lladrovci: Kryetari i PDK-së po mundohet me mbajtë një balanc që s’ka me mujtë me e mbajt

    Arrestimi i pesë policëve për vdekjen e 27-vjeçarit, IPK del me njoftim: Janë ndaluar për 48 orë

    Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.