Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hamasi e sheh si pozitiv planin e Bidenit për armëpushim të plotë në Gaza

    01/06/2024 10:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se është momenti vendimtar për ta  arritur një armëpushim të plotë në mes Hamasit dhe Izraelit.

    Biden tha se Hamasi duhet ta pranojë propozimin tre pikësh të Izraelit, i cili do të pasonte me paqe dhe tërheqje të trupave izraelite nga Gaza.

    Sipas tij, faza e parë do të zgjasë gjashtë javë dhe përfshinë “tërheqjen e forcave izraelite nga të gjitha zonat e populluara të Gazës” dhe lirimin e “një numri pengjesh, duke përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Biden sqaroi edhe fazën e dytë, e cila sipas tij, do të mundësonte “shkëmbimin e të gjitha pengjeve që janë gjallë, përfshirë ushtarët”.

    “Dhe për sa kohë që Hamasi i përmbush angazhimet e tij, armëpushimi i përkohshëm do të bëhet, sipas propozimeve të Izraelit”, tha Biden, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërsa, për sa i përket fazës së tretë, Biden tha se ajo përfshinë “një plan të madh të rindërtimit të Gazës dhe çdo peng i vrarë do t’u kthehet familjeve të tyre”.

    Pas deklaratave të Bidenit ka reasguar Hamasi i cili tha se “e sheh pozitivisht fjalimin e sotëm të presidentit amerikan, Joe Biden”.

    “Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas e sheh pozitivisht atë që u përfshi në fjalimin e sotëm të presidentit amerikan Joe Biden”, thuhet në deklaratë.

    “Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas pohon pozicionin e saj të gatishmërisë për t’u marrë pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive me çdo propozim të bazuar në një armëpushim të përhershëm, tërheqje të plotë nga Rripi i Gazës, rindërtimin, kthimin e të zhvendosurve në të gjitha vendet e tyre të banimit dhe marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve nëse pala tjetër deklaron angazhimin për këtë”, tha Hamasi, shkruan BBC.

    Më pak se një orë pasi Biden detajoi propozimin izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu këmbënguli se vendi nuk do t’i japë fund luftës derisa Hamasi të mposhtet.

    “Qeveria izraelite është e bashkuar në dëshirën për të kthyer pengjet tona sa më shpejt të jetë e mundur dhe po punon për të arritur këtë qëllim”.

    “Prandaj, Kryeministri autorizoi ekipin negociator që të paraqesë një plan për arritjen e këtij qëllimi duke këmbëngulur se lufta nuk do të përfundojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet e saj, duke përfshirë kthimin e të gjithë pengjeve tona dhe eliminimin e ushtrisë dhe qeverisë së Hamasit”, thuhet në deklaratën e Netanyahut.

    Artikuj të ngjashëm

    Hamasi hap rrugën për një armëpushim të mundshëm në Gaza pasi hoqi kërkesën kryesore

    Izraeli vret liderin e grupit islamik në Liban, aleat i Hamasit

    MSh-ja e Gazës: Numri i palestinezëve të vrarë që nga tetori ka shkuar në 36 mijë e 96

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.