Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën e Shtetësisë së Kroacisë ka thënë se vendet tona ndajnë një aleancë historike dhe u shpreh se Kroacia ka qenë më shumë se një partnere e Kosovës.
Kurti ka thënë se Kroacia dhe populli i saj gjithmonë i kanë ofruar mbështetje të madhe Kosovës, shkruan KP.
“Rruga e Kroacisë drejt integrimit evropian dhe pranimi në NATO në vitin 2009, krah për krah me Shqipërinë, si dhe anëtarësimi i saj në BE në vitin 2013, qëndron si model për Republikën e Kosovës, frymëzim për përpjekjet tona dhe përkushtimin tonë për integrimet euroatlantike. Vendet tona ndajnë një aleancë historike dhe Kroacia ka qenë më shumë se një partnere e Kosovës”.
“Kroacia dhe populli i saj gjithmonë i kanë ofruar mbështetje të madhe Kosovës, veçanërisht në 16 vitet e fundit që nga pavarësia. Dua të theksoj se Republika e Kosovës e vlerëson shumë këtë mbështetje”, është shprehur Kurti.