Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar në Vushtrri me iniciale E.Z., i cili kërkohej me katër urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata.
Sipas policisë, presoni i arrestuar kërkohej për veprat penale “grabitje”, “posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “grabitje në tentativë”.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje gjithsej prej tri (3) vitesh e nëntë (9) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.