Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit – Do ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

    28/05/2024 16:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se historia e Kosovës dhe ajo e Palestinës janë tërësisht të ndryshme.

    Në një prononcim për Radio Dukagjinin, ai u shpreh se arsyeja pse Palestina po njihet nga shumë shtete e Kosovëa jo, është mungesa e aftësisë së diplomacisë sonë.

    “Ka një dallim substancial midis historisë së Kosovës dhe Palestinës janë dy çështje të ndryshme, shpjegimet pse Palestina ka njohje ndërkaq Kosova nuk ka… është lehtë e shpjegueshme është mungesë totale e diplomacisë”, tha ai.

    I pyetur nëse Kosova duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, Hyseni theksoi se një veprim i tillë do ishte hap i gabuar. Sipas tij Palestina vazhdimisht ka anuar nga qëndrimi i Serbisë dhe nuk e ka përkrahur rrugën e Kosovës për pavarësi.

    “Mendoj që do ishte hap strategjikisht i gabuar sepse në rastin e konfliktit Izrael-Palestinë Kosova duhet të përqafojë politikat amerikane dhe BE-së… në fund të fundit Kosova nuk ka detyrim as moral për ta njohur Palestinën pa një pëlqim ndërkombëtarë, botërisht dihet qëndrimi i Palestinës si entitet, si popull karshi rrugës së Kosovës për pavarësi, po ashtu edhe për vuajtjet e popullit të Kosovës. Palestinës e mban qëndrimin e Beogradit karshi Kosovës”, tha ai.

    Tutje ai e ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës duke e cilësuar si të fjetur e madje edhe inekzistente.

    “Është një dallim substancial midis këtyre dy rasteve Kosovës dhe Palestinës, në anën tjetër për rastin e Kosovës kemi një diplomaci tërësisht të fjetur, inekzistente. Në rastin e Palestinës konflikti në Gaza e ka aktualizu çështjen e idesë së kamotshme të zgjidhjes midis dy shteteve, d.m.th. formula e dy shteteve e përqafuar si zgjidhje pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtarë duke përfshirë këtu edhe ShBA dhe BE. Pa dashtë me i komentu lëvizjet e tri vendeve evropiane për të njohur shtetin e Palestinës pa një pajtim ndërkombëtar, saktësisht siç ka thënë shtëpia e bardhë ka qenë dhe është e ngutshme të merret anë në këtë konflikt pa një pajtim të palëve”, tha ai.

    Së fundmi pavarësinë e Palestinës e kanë njohur shtetet si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia.

    Artikuj të ngjashëm

    Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-ministrit Skender Hyseni për mosraportim të pasurisë

    Hyseni: Regjimi i Kosovës po sulmon të kaluarën e ndritshme të vendit, LDK-ja po hesht

    Skender Hyseni lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë

    Të Fundit

    Kos: Kosova shpejt të formojë qeverinë e re, janë bllokuar 900 milionë euro nga pako e BE-së

    Rama takohet me Ahmetin në Shkup: Mbështetje për rrugën Evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    “Kokainë, municion luftarak, 110 kapsolla detonatore”, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

    Kos në Shkup lavdëron Shqipërinë për kapitujt me BE-në, përmend edhe Kosovën

    Danimarka merr Presidencën e BE-së, zotohet se do të avancojë negociatat e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.