Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shala për opozitën: Opozita nuk po pajtohet me zgjedhje, do të thotë se po pajtohet me keqqeverisjen e Kurtit

    28/05/2024 14:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka folur lidhur me mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme. Shala ka komentuar qendrimin e  dy partive opozitare AAK-së dhe LDK-së sipas të cilave forma e vetme për të shkuar në zgjedhje, është dorëheqja e kryeministrit. Ai ka thënë se është gabim strategjik të pajtohesh se vendi po qeveriset keq, e të mos e japësh votën për largimin e keqqeverisjes.  

    “Është gabim strategjik të pajtohesh që është tu u qeveris keq vendi dhe të ia zgjasësh mandatin keqqeverisjes. Dhe partitë opozitare tjera që nuk po pajtohen të shkojnë në zgjedhje, janë pajtuar me këtë keqeqeverisje , se nuk bënë më. Në anën tjetër nuk e japin votën për ta ndërprerë keq qeverisjen. Si dhe çka do të shohim muajt e ardhshëm. Do ta shohim se cili do të jetë arsyetimi i partive, që spo japin votën. Ne nuk mund të pajtohemi që për mendime individuale,për  koncepte  të ngushta partiake, vendi të dëmtohet. Nëse jami pajtuar të gjithë që vendi është në situatë të keqe ndërkombëtarisht, ekonomikisht, shkalla e korrupsionit është si kurrë më parë, cila është logjika që të kapemi për metodologjinë e nderprerjes së keq qeversijes”, thotë ai.

    Ndërsa i pyetur se a po i frikësohen zgjedhjeve AAK dhe LDK, Shala tha se ky mund të jetë një skenar  politik për një interes ekstrem partiak.

    “Mund ta quajmë dhe frikë, papërgatitje, skenar politik të caktuar për interes  ekstrem partiak, nuk ka rrugë tjetër këtu. Këtu interesi i vendit s’është“, ka thënë ai.

    Ndërsa ka thënë se sipas të gjitha parametrave, duke u mbështetur në qendrimet e dy partive tjera opozitare, vendi nuk po shkon drejt zgjedhjeve.  

    “Konsideroj që jemi në kohen e  fundit dhe sipas të gjitha parametrave, duke u mbështetur  në qëndrimin e partive që janë në opozitë,  vendi nuk po shkon drejtë rrugës që ne planifikuam se duhet të shkojë në zgjedhje, në interes  të shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve”, ka thënë Shala.

    Ndërsa ka thënë se vendi është dashur të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi që sipas tij Qeveria Kurti nuk ka realizuar asnjë nga objektivat dhe qëllimet e saj, si dhe ka krijuar një situatë jashtëzakonisht delikate në arenën ndërkombëtare, në raport me shtetin e Kosovës duke krijuar sitruata të panevojshme deri në sanksione ndaj shtetit të Kosovës, siç janë sanksionet e BE-ë.

    Artikuj të ngjashëm

    Shala: Kush beson se Kurti nuk di për të gjitha këto afera korruptive? Ai di të gjitha dhe po ik nga përgjegjësia

    Shala i PDK’së: Për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta negociohet edhe me terroristë të shpallur ndërkombëtar

    Shala thotë se në Ministrinë e Mjedisit zyrtarët po mbajnë pozita jofunksionale

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.