Teksa analisti Blerim Latifi diskutonte me analistin Sadri Ramabaja, ai i tha se për Ramabajën “Rama është fajtor”.
“Përderisa Sadria nuk e sheh bashkë Ramën e Albinin, gjithmonë Rama është fajtor”, tha Latifi.
Por më pas erdhi përgjigja e Sadri Ramabajës.
“Nuk mundet me dasht Kosovën më shumë Rama se Albini”, tha Ramabaja.
Ndërkaq, Latifi i tha se s’mund të thuash se Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asgjë.
“Sadri duhesh me dhënë dëshmi që s’ka bë kurgjo Qeveria e Shqipërisë për këtë”, tha Latifi, teksa Ramabaja ia kthehu se nuk po pretendon se Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asgjë.