Analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se gjendja në veri të Kosovë “nuk është perfekt”, duke theksuar nevojën për një përfshirje të nacionalitetit serb brenda institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë.
“Gjendja në veri nuk është përfekt për shkak se Institucionet themelore të drejtësisë dhe sigurisë, nuk përmbajnë brenda tyre edhe pjestarë të nacionalitetit serb që do duhej të ishin,” tha ai “Debat Plus”.