Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kërçeli: Aq shumë është degraduar sa lagja Kalabria ka marrë emrin e ri “Durrësi”

    24/05/2024 21:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli ka reaguar pas debatit të zhvilluar për planin rregullues të lagjes Kalabria.

    Si banor i kësaj lagjeje, Kërçeli thotë se Kalabria përballet me kundërmim të përditshëm nga kolektori, mungesa e hapësirave rekreative, mungesa e ngrohjes qendrore e bredhja e minjve.

    “Debati e kundërshtimet për planin rregullues të cilin ka vite e muaj që e ka premtuar kryetari aktual, lidhen me padrejtësitë  që u janë bërë qytetarëve të kësaj zone, duke ia ndërruar koeficientin e planin rregullues lagjes nga muaji në muaj. Askush nuk e di se si është bërë vlerësimi ku në disa pjesë mund të ndërtohet me koeficient 1.8 (apo deri ne 5 kate ndërtim) diku me 2.4 koeficient (apo deri në 8 kate ndërtim) e duke përfunduar deri në koeficient 7 (deri në 15 kate ndërtim)” tha mes të tjerash Kërçeli.

    Ai shton se do të ishte më mirë të merreshin shembull lagjet tjera dhe ndërtimet në to.

    Ky është reagimi i plotë i tij:

    Rreth planit rregullues për lagjen Kalabria dhe protestës së banorëve të kësaj lagje.

    Si banor i lagjës Kalabria, por mbi të gjitha si banor i Prishtinës, po shkruaj rreth debatit që u zhvillua sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Lagjja Kalabria është prej lagjeve të para ku nga pas lufta ka filluar ndërtimi, pa plan, pa rrugë, dhe pa institucione publike (shkollë, kopsht, qendër të mjeksisë familjare). Të gjithë qytetarët e Prishtinës kanë dëgjuar për “banesat e arabëve”, ndërtim kolektiv pa shije, e pa kritere të plotësuara për ndërtim, siç janë hapesirat e gjelbërta, parkingu, daljet emergjente etj etj.

    Kështu vazhduan ndërtimet tjera në këtë lagje, me kritere të ulëta për leje ndërtimi, duke e çuar degradimin e saj deri në atë masë sa që ka filluar të quhet edhe me një emër të ri, “Durrësi”. Besoj ata të cilët kanë pasur mundësi ta vizitojnë qytetin e Durrësit e kanë parasysh se per çfarë bëhet fjalë.

    Lagjia Kalabria ballafaqohet me kundërmimin e përditëshëm nga kolektori për të cilin kryetari i tanishëm pati premtuar që do të përfundohet në 90 ditë e para të qeverisjes. Nga mungesa e hapesirave rekreative e deri tek mungesa e ngrohjes qendrore,  e së fundi edhe bredhja masive e minjeve, e per këtë të fundit nuk ka mbetur opsion tjetër veç të lansohet ndonjë “platformë” si ajo me “qent endacakë” dhe te fillohet adaptimi i këtyre minjeve, pasi edhe jane bere pjese e jetes se perditeshme te qytetareve te kesaj lagje.

    Debati e kundërshtimet për planin rregullues të cilin ka vite e muaj që e ka premtuar kryetari aktual, lidhen me padrejtesitë që i janë bërëqytetarëve të kësaj zone, duke ia ndërruar koeficentin e planin rregullues lagjes nga muaji në muaj. Askush nuk e di se si është bërë vlerësimi ku në disa pjesë mund të ndërtohet me koeficient 1.8 (apo deri ne 5 kate ndërtim) diku me 2.4 koeficient (apo deri në 8 kate ndërtim) e duke përfunduar deri në koeficient 7 (deri në 15 kate ndertim).

    Mos vizioni, pabarazia e mungesa e vullnetit për të realizuar nje plan të mirefillte per qytetaret e Prishtinës e per banoret e kesaj zone janë karakteristikat të cilat e përkufizojn këtë qeverisje.

    Nëse qytetarët e kryeqytetit kanë besuar në prezantimin e kandidatit i cili i fitoi zgjedhjet e fundit në Prishtinë si një arkitekt profesionist e i cili do të bënte zgjidhje logjike e profesionale, nuk do duhej të shpërbleheshin kontraktorë të ndryshëm me kontrata milioneshe për arkitektitn e kryeqytetit për të cilin do të shpenzohen 12 milion euro, e miliona euro vetëm për konsulence se si do duhet të rekrutohet ky arkitekt. A nuk e zgjodhën qytetarët arkitektin Përparim Rama?

    Kjo qeverisje nëse asgjë nuk do të mund të bënte më mirë, do të mjaftonte të merrte si model lagjet e vjetra si Dardania, Ulpiana, Bregu i Diellit e lagje të tjera të cilat kanë dëshmuar se janë lagje të cilat përmbushin kërkesat e qytetarëve.

    Kështu duke mos bërë dallime në ndërtesa nga 24 katëshe në ndërtesa 8 katëshe e duke ja shtuar shëmtin Prishtinës edhe më shumë se sa i është shtuar për 24 vitet e pasluftës.

    Banorët e lagjes “Kalabria” në kryeqytet kanë protestuar të premten para objektit të Komunës së Prishtinës. Ata kanë shprehur pakënaqësi lidhur me planin urbanistik të komunës për këtë lagje.

    Përpjekjet për ta shfuqizuar planin zhvillimor aktual po bëhen për ta ndryshuar koeficientin e ndërtimit, me kërkesën për ta rritur atë në më shumë se 2.4 sa është aktualisht.

    Artikuj të ngjashëm

    Kërçeli: Arkitekti i kryeqytetit i merr 12 mijë euro në ditë, as nuk e njohim kush është

    Këshilltari i Kojufcës: Radojqiq e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë, ose edhe mund të hyjë po nuk dihet si del pastaj

    Shefi i kabinetit të Konjufcës i reagon Ramës për mbështetjen e investimeve kapitale në kryeqytet 

    Të Fundit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

    Dështon seanca e 40-të e Kuvendit, vazhdon bllokada institucionale

    Avni Dehari ai ndali mikrofonin Blerta Deliut në Kuvend

    Haxhiu: Kuvendi konstituohet vetëm nga ata që e kanë përnjëmend dhe që bëjnë kompromise

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.