Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi: 7 korriku, data e fundit për zgjedhje të parakohshme

    23/05/2024 21:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se partia që ai drejton ka propozuar tri data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

    Krasniqi tha se sipas PDK-së, afati i fundit për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve duhet të jetë 7 korriku.

    “Kam besuar që data më e mirë, edhe për simbolikë ka qenë 9 qershori, sepse me 9 qershor mbahen edhe zgjedhjet në Parlamentin Evropian, Kosova duke qenë vend i sanksionuar nga BE-ja edhe duke pasur popullin më pro-evropian dhe pro-amerikan ne e kishim dhënë edhe një shembull që po i mbajmë zgjedhjet në të njëjtën ditë më BE-në dhe kjo dritare iku. Në takimin që e kam pasur me Kurtin unë i kam tregu që ne besojmë se për qytetarët e Kosovës datat më të përshtatshme janë 23-30 qershor, ndërsa data e fundit mund të jetë 7 korriku. Sot mund të kemi mundësi të diskutojmë kryesisht për 30 dhe 7 dhe kemi kohë deri të fund të javës së ardhshme”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

    Ai tha se PDK beson se stina e verës nuk do duhej të ishte opsion për mbajtën e zgjedhjeve të parakohshme.

    “Nuk mund t’i maltretojmë qytetarët tanë e as bashkatdhetarët në stinën e verës, sepse kjo është stinë e familjes në traditën tonë,  përfundon viti shkollor, njerëzit kanë plane, gazmende familjare, dasma, pushime verore etj, dhe normalisht që kurrë s’kemi mbajt zgjedhje në një kohë të tillë, zakonisht zgjedhjet i kemi mbajt në pranverë-vjeshtë, ka ndodhur në dimër, tash do t’i binte formalisht verë, por do të ishte krejt fillimi i verës. Për t’i arritur këto dy data dritarja përfundon me datën 30 maj, sepse afatet kushtetuese janë ato që na e imponojnë, s’do të ishte e drejt pastaj të hyjmë në data tjera”, tha Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.