Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosovarët që shkojnë në haxh duhet të marrin leje, nëse s’e bëjnë do të gjobiten 2500 euro

    21/05/2024 15:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres në Arabinë Saudita i ka dërguar letër Myftiut Naim Tërnava lidhur me shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në haxh.

    Në një postim të bërë nga Bashkësia Islame ku dhe është publikuar kjo letër, thuhet se qytetarët duhet të marrin leje për të shkuar në haxh, dhe në rast të moszbatimit të këtij rregulli, do të ketë pasoja me gjobë për të gjithë që tentojnë ta kryejnë haxhin pa leje.

    Poashtu, thuhet se ndaj këtyre personave, do të ketë edhe ndalim të hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite për një afat të pacaktuar.

    Postimi:

    Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah, i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, nëpërmes së cilës njofton gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës, se organizimi i shkuarjes në haxh i takon vetëm institucionit zyrtar në Kosovë, pra Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Në këtë letër thuhet se Këshilli i Lartë i Dijetarëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, ka nxjerrë një fetva drejtuar të gjithë myslimanëve për ndalesën e kryerjes së haxhit pa leje, kjo me qëllim të realizimit të objektivave të së mirës së përgjithshme dhe të mos dëmtimit të haxhilerëve të rregullt.

    Ai ka njoftuar se në rast të mos zbatimit të kësaj fetvaje, do të ketë pasoja me gjobë për të gjithë ata që tentojnë të kryejnë haxhin pa leje, si dhe ndalim të hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite për një afat të pacaktuar.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdekja gjatë Haxhit – hoxha Maqedonci: Nuk është garancë për Xhenet

    Këtë vit vizita në Haxh kushton 6 mijë e 350 euro

    Politikanët kosovarë që ishin në Haxh thonë se janë lutur edhe për Kosovën

    Të Fundit

    Tifozët shqiptarë shqyejnë flamurin e Serbisë pak para ndeshjes së sotme 

    Ish-futbollisti i kombëtares kuqezi, Valdet Rama: Shqipëria fiton ndaj Serbisë me rezultat prej 2-1

    Ambasadori italian, Maurizio Antonini feston 211-vjetorin e ushtrisë së Italisë me KFOR-in në Kosovë

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, Policia Shqiptare publikon planin operativ

    Zelensky i përgjigjet Trump: Putin po vret fëmijë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.