Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se zgjidhja më e mirë është që më 30 maj të shpërndahet Kuvendi dhe t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve, me 30 qershor ose më 7 korrik.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse nuk mbahen zgjedhjet në këto dy data, atëherë s’do të ketë deri në fund të mandatit të Qeverisë.
Postimi i tij i plotë:
E vetmja zgjidhje për mos t’ia zgjatur jetën kësaj qeverie edhe për tetë muaj është që më 30 maj ta shpërndajmë këtë legjislaturë dhe kështu t’i hapim rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme më 30 qershor ose më 7 korrik.
Mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme në vjeshtë nuk do të kishte kuptim pasi vetëm pak javë më pas është afati për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.
Rrjedhimisht, nëse nuk shkojmë në zgjedhje më 30 qershor ose 7 korrik, nuk do të kemi zgjedhje edhe tetë muaj.